Dashi – Do ndodhin gjëra shumë të veçanta gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift kështu që duhet të përgatiteni për kënaqësi pa fund. Momentet e lumtura do jenë të njëpasnjëshme. Edhe beqarët do kenë ndryshime drastike në jetën e tyre. Në planin financiar do iu duhet të merrni masa shumë strikte në mënyrë që të stabilizoni situatën.

Demi – Falë ambientit të mirë yjor ju do bashkëpunoni më tepër me atë që keni në krah dhe do e përforconi lidhjen tuaj. Imagjinata do jetë më e zhvilluar dhe do përjetoni emocione të reja. Pjesa më e madhe e beqarëve nuk do kenë fat në dashuri. Bëni edhe pak durim. As me financat punët nuk do i keni mirë.

Binjakët – Së bashku me partnerin/en tuaj sot do kaloni momente shumë të këndshme dhe do e keni më të lehtë të flisni edhe për tema delikate. Do i kuptoni më mirë interesat e njeri-tjetrit dhe do mundoheni t’i realizoni ato. Beqarët do jenë edhe më kërkues se më parë dhe do e kenë të vështirë të vendosin. Saturni mund t’iu sjellë probleme financiare.

Gaforrja – Nën ndikimin e Venusit ka shumë mundësi që lidhja juaj sentimentale të kthehet në një miqësi të mirë. Edhe pse në fillim do iu duket e vështirë për ta pranuar do e shihni se ishte vendimi më i mirë i mundshëm. Për beqarët nuk do ketë të reja kështu që ata do vazhdojnë të jenë vetëm. Kujdes me shpenzimet.

Luani – Marrëdhënia juaj me partnerin/en do jetë shumë e mirë gjatë kësaj dite. Nuk do mungojnë as momentet e lumtura dhe të mbushura me emocione. Beqarët nga ana tjetër duhet t’i

Virgjëresha –. Miqtë janë shumë mbështetës ndaj jush.  Ata po ju kërkojnë të mos shqetësoheni dhe të ndërrmerni risqe. Ndiqni këshillën e tyre dhe do t’ju shpërblehet. Ju keni tendencën të bëheni pre e rutinave, edhe të atyre që nuk shërbejnë më. E vetmja mënyrë për të përmbushur potencialin tuaj është të eksploroni në një territor të ri. Jepni kurajo vetes dhe shkoni përpara.

Peshorja – Nuk është koha për të vënë në zbatim planet për një punë të re. Prisni edhe pak. Edhe nëse dikush ju kap duke bërë një telefonatë ose duke u marrë me dokumente personale, mos i tregoi shumë detaje. Sa më pak të thoni, aq më mirë do të jetë. Mos e nënvlersoni elementin e befasisë. Do të jetë një komponent thelbësor për fitoren tuaj.

Akrepi – Ju këshillohet të nisni një kurs apo një nivel të ri studimesh. Kapni këtë mundësi për të paraqitur një ide ose për të bërë një intervistë diku. Njerëzit do t’ju përgjigjen mirë ofertave tuaja. Bëjeni veshin të shurdhët ndaj këritikëve, të cilët ju sugjerojnë të ruani një profil të ulët. Në vend që të mbroi me fanatizëm zgjedhjen tuaj, preferoni të heshtni më mirë. Kënaqësitë tuaja sekrete do t’ju bëjnë më të dëshirueshëm. Nëse jeni single, nuk do të zgjasë edhe për shumë.

Shigjetari – Përmes një aleance, do të vijnë disa përfitime financiare. Nëse keni një partner, përfitimet ekonomike të tij, do të ndikojnë edhe tek ju. Përdorini këto para për të bërë disa rregullime në shtëpi. Një investim i ri do të sillte lumturi tek ju. Mund të blini edhe diçka që simbolizon statusin tuaj profesional.

Bricjapi – Tensionet me punëdhënësin ose një klient do t’ju bëjnë nervoz. Jeni lodhur duke përkulur shpinën për të kënaqur kërkesat e tij të paarsyeshme. Megjithatë, rezistojini tundimit për ta shkëputur këtë marrëdhënie. Nëse punoni në këtë kompani, mos e lini punën pa gjetur një tjetër. Jeni të vetëpunësuar? Përmbushni një marrëveshje sipas premtimeve.  Përndryshe duhet t’i jepni fund aleancës. Braktisja e punës do të dëmtojë reputacionin tuaj personal. Mbroni interesat tuaja.

Ujori – Ju pëlqen puna dhe shkoni me dëshirë, sidomos së fundi që jeni përfshirë në një projekt që kërkon kreativitet. Ju pëlqen shumë të ushtroni imagjinatën tuaj. Nëse nuk jeni të kënaqur me pagën, prisni disa ditë para se të kërkoni një rritje. Jeni më të priru t’i merrni paratë që kërkoni pasi të përmbushni një marrëveshje të caktuar. Për momentin, shijoni zgjidhjet inovative të imagjinatës suaj për problemet që dalin rrugës. Mund të dilni për darkë me kolegët pas disa orë të gjata lodhjeje në punë.

Peshqit – Pavarësisht problemeve me partnerin tuaj romantik ose në biznes, jeta është e bukur. Nëse ju ndodh të përplaseni, mos u përfshini nga paniku. Ju keni aftësinë të qetësoni konfuzionin vetëm me një bisedë të ngrohtë. E rëndësishme është të mos largoni nga vetja juaj kënaqësitë e jetës. Vazhdoni të shkoni në parqe, të vizitoni muze ose të shikoni një seria. Të rezervosh disa orë për argëtim, do të bëjë që shpirtrat tuaj të çlirohen dhe aftësitë për të zgjidhur probleme të përmirësohen.

/tvklan.al