Dashi – E shtuna do jetë mjaft pozitive në shumë drejtime. Saturni do të ketë ndikim pozitiv dhe do ju ndihmojë që t’i vini gjërat në vijë. Disa prej jush do të kenë takime interesante, të cilat do i’u përmirësojnë humorin. Financat do të jenë të mira.

Demi – Do jetë një ditë me  fat, për të zgjidhur probleme të ndryshme. Nisni që të merrni masa për situatat e dala jashtë kontrollit, duke i dhënë prioritet gjërave me më shumë rrezik. Beqarët do gjejnë një person impresionues me të cilin mund të fillojnë edhe lidhje afatgjata. Të ardhurat në rritje.

Binjakët – Gjatë kësaj dite do e keni të vështirë të hiqni dorë nga kënaqësitë e jetës. Beqarët do argëtohen pafund me personat që do takojnë dhe ka mundësi të ndihen gati edhe për t’i çuar gjërat më tej me ta. Buxheti do jetë i mirë.

Gaforrja – Gjithë problemet që keni hasur së fundmi do të gjejnë zgjidhje. Marsi dhe Saturni do të kenë rol mbrojtës tek ju. Mundohuni të shfrytëzoni mundësitë dhe të merrni më të mirën prej tyre. Buxheti më në fund do ekuilibrohet. Kujdesuni pak më tepër për shëndetin.

Luani – Shenja më e favorizuar e ditës jeni ju. Urani dhe Marsi do ju japin mbështetje maksimale në çdo drejtim. Me yjet në favorin tuaj, vështirë se do gaboni. Nën ndikimin pozitiv të një planeti “luftëtar” siç është Marsi, nuk do ju shpëtojë asgjë. Priten lajme shumë të mira.

Virgjëresha – Kjo nuk është dita juaj më e mirë e javës. Nën ndikimin negativ të Marsit do të hasni jo pak vështirësi. Bëni mirë të bindni veten se çdo situatë është kalimtare dhe se do i’a dilni. Tregoni kujdes në ambientin e punës.

Peshorja – Dita e shtunë paraqitet mjaft e mirë, por bëni kujdes ndaj të papriturave, të cilat mund t’iu prishin humorin. Partneri/ja mund të ndihet në siklet nga mënyra juaj e të vepruarit. Beqarët nuk duhet kurrsesi të tregohen të pakujdesshëm me premtimet që do bëjnë. Kujdes me shpenzimet.

Akrepi – E Nën ndikimin e Hënës, në fushën e ndjenjave do të keni mbështetje maksimale. Këshillohet që të mos neglizhoni një takim të këndshëm që e keni lënë pas dore prej kohësh. Me partnerin/en do i zgjidhni të gjitha mosmarrëveshjet që keni pasur. Financat do jenë të mira.

Shigjetari – Dita do të nisë disi me ritme të ngadalta, ku e shtuna nuk do të jetë në ritmet e duhura. Venusi, Urani dhe Marsi do të ndikojnë negativisht në shenjën tuaj. Këshillohet që të bëni më shumë kujdes ndaj ndjenjave, pasi rrezikoni të gaboni. Mos shpenzoni shumë.

Bricjapi – Dita do të jetë mjaft e mirë dhe pa angazhime të shumta. Në dashuri, mundohuni të befasoni partnerin/en. Dikush mund të flasë keq për ju ndaj bëni mirë të jeni të përgatitur. Shëndeti është i mire.

Ujori –  Në këtë të shtunë yjet ju buzëqeshin. Ndikimi pozitiv i Diellit, Saturnit dhe Neptunit do ua bëjë ditën e bukur. Kjo vlen si për çiftet ashtu edhe për beqarët. Financat do jenë në ditën et tyre më të mirë, prandaj mund të bëni edhe shpenzime.

Peshqit – Sot do të jeni bindës lidhur me çështje që kanë të bëjnë me ndjenjat dhe dëshirat. Do të merrni propozime të mira, sidomos në fushën profesionale. Financat do vijnë duke u përmirësuar. Shëndeti pak delikat./tvklan.al