Dashi – Nëse duhet të merrni rolin e udhëheqësit/es në marrëdhënie veproni pa dilema pasi nuk do të keni asnjë kundërshtim nga partneri/ja. Për aq kohë sa nuk i lini pas dore nevojat tuaja e mira është të përpiqeni për një harmoni në marrëdhënien tuaj.

Demi – Jeni në gjendje për të qenë ambicioz dhe idealist në çështjet e zemrës. Jeni të bekuar me një vizion të mahnitshëm dhe të zgjuar për t’i bërë gjërat së bashku. Merrini gjërat me ngadalë sepse skema e madhe e planeve që keni nisur me njëri – tjetrin është ende në fillimet e saj.

Binjakët – Megjithëse dikush në jetën tuaj private mund të jetë indiferent ndaj të kaluarës që keni pasur, një çështje e papritur do e bëjë të ndryshojë qëndrim. Mund të shkoni shumë larg vetëm me një hap dhe kjo mund t’iu bëjë të drejtë para partnerit/es.

Gaforrja – Ndiheni të lumtur kur partneri/ja iu jep shumë vëmendje. Mund të keni një situatë e cila do t’iu shkaktojë shumë stres dhe pesimizëm. Për fat të mirë ka një rrugëdalje për gjendjen që do të kaloni. Është e nevojshme të flisni për gjëra të rëndësishme.

Luani – Do të jetë e vështirë të punoni për qëllimet që keni në marrëdhënien ekzistuese. Është me rëndësi të përcaktoni përparësitë, por edhe kufijtë e qartë në mënyrë që të mund të përparoni në marrëdhënien tuaj.

Virgjëresha – Jeni duke krijuar interes ndaj dikujt që sot do e ketë gjithë vëmendjen në punën e tij/saj. Kini kujdes të mos shkelni kufijtë e të tjerëve me sjelljen tuaj joshëse, pasi mund të përfundoni të prishni atë ç’ka jeni duke krijuar.

Peshorja – Sot diçka do t’iu bëjë të ndiheni të papërgjegjshëm. Do të ndiheni të lënë pas dore, por mendoni me pozitivet dhe veproni me kujdes. Nuk do të jeni në gjendje të kritikoni situatën pa e studiuar atë deri në rrënjë.

Akrepi – Fillimi i ditës do të ketë një kthesë të mrekullueshme, e cila do të ndryshojë shumë rrethana në marrëdhënie. Mbajtja e një qëndrimi pozitiv është thelbësore nëse dëshironi të shmangni një problem nga e kaluara.

Shigjetari – Sigurohuni që të gjithë vëmendjen tuaj ta marrin ndryshimet rrënjësore që po bëni në marrëdhënie. Kur vjen puna tek romantizmi, mbajtja e një ndjesie rinore dhe pasionante mund të ndikojë në shumë gjëra.

Bricjapi – Partneri/ja iu sheh si përgjegjëse dhe shumë të besueshme për ta mbajtur marrëdhënien aty ku duhet dhe kjo është shumë e rëndësishme. Koha do të jetë e rëndësishme pasi do t’i komunikoni nevojat tuaja partnerit/es dhe gjithçka do të vlerësohet pozitivisht.

Ujori – Mungesa e motivimit në marrëdhënie bën që t’i shikoni gjërat me pesimizëm. Do të gjeni guximin për energji të reja dhe do të diskutoni seriozisht me partnerin/en tuaj.

Peshqit – Keni pak kohë që jeni duke planifikuar diçka me shumë interes për ju. Sot është një ditë e mirë për të marrë vendime. Do të vazhdoni akoma të mbani disa sekrete ndaj partnerit/es, deri sa të siguroheni tamam për atë ç’ka kërkoni nga marrëdhënia./tvklan.al