Dashi – Kur bëhet fjalë për çështjet e zemrës të cilat ende janë një mister është e rëndësishme që të vazhdoni të kërkoni për përgjigje edhe nëse mendoni se gjërat janë kaotike.

Demi – Nuk do të jetë e lehtë që të merrni një vendim në lidhje me marrëdhënien që keni. Nëse bëni durim dhe përpiqeni vërtetë të dëgjoni zemrën tuaj do të kuptoni se duhet të jeni mirënjohës për atë ç’ka i’u kanë dhuruar.

Binjakët – Jeni gati të kërceni nga energjia pozitive që do t’iu rrethojë për një romancë të re. Keni mjaft besim për ta çuar në rrugën e duhur këtë lloj energjie. Kushtet kozmike mund të futen në planet tuaja për t’iu ndihmuar të shmangni problemet.

Gaforrja – Do të ishte një mrekulli sikur të gjenit pak kohë për të kaluar një ditë pushimi me partnerin tuaj, por puna ju bën thirrje për shumë ngarkesë e nuk do të mund të shkoni askund. Mundohuni të provoni përsëri për pak pushim pasi ato ditë mund t’iu bëjnë shumë produktivë në punë.

Luani – Preferoni të qendroni të vërtetë në bindjet tuaja. Të mendosh si një çift mund të jetë shumë më produktive sepse bashkëpunimi për ju është shumë i rëndësishëm.

Virgjëresha – Kohët e fundit keni pasur shumë shqetësime që plotësojnë boshllëkun tuaj. Ndiheni të tronditur emocionalisht pasi nuk po gjeni dot qetësi. Nëse fitoni një perspektivë të re do të mund të merrni përgjigjet që kërkoni.

Peshorja – Sot mund të keni nevojë të shpenzoni shumë kohë duke komunikuar pasi kërkoni shumë përgjigje. Keni interes që të hapni disa rrugë të reja për bisedë. Mundohuni të zgjeroni çdo perspektivë dhe mundësi të re.

Akrepi – Jeni në një periudhë që po shijoni uljet dhe ngritjet emocionale të partnerit tuaj. Po e shijoni këtë moment pasi dyshimet tuaja s’po i lënë më vend momenteve të bukura që kalonit bashkë.

Shigjetari – Një ide që keni pasur kohët e fundit bashkë me partnerin/en tuaj po i’u mban si mbi re. Jeni duke marrë seriozisht ëndrrat tuaja në partneritet të cilat kanë tepër entuziazëm brenda tyre.

Bricjapi – Jeni duke arritur qëllimet tuaja më të larta në lidhje me dashurinë dhe në ditët në vijim do të përjetoni përfitimet e veprimeve tuaja. Po bëheni të guximshëm dhe po thyeni një formë komunikimi e cila do të mund t’iu japë rezultat.

Ujori – Ndiheni të frymëzuar dhe duket se çdo energji që vjen përmes mendjes suaj i’u lidh akoma më shumë me energjitë pozitive. Romantizmi juaj dot kalojë një periudhë dobësie por duke ditur të komunikoni me partnerin tuaj do e kaloni këtë fazë me qetësi.

Peshqit – Të gjesh stabilitetin në rrethanat e dashurisë sot do të jetë pothuajse e pamundur. Aftësitë tuaja për të marrë vendime janë mjaft të ngatërruara për momentin dhe mund të jetë një ide e mirë që të kërkoni të mendoheni më gjatë se zakonisht për rrugën që do zgjidhni për të jetuar.  

/tvklan.al