Dashi – Marrëdhënia në çift do të jetë në ditën  tuaj më të mirë. Darka do të jetë plot surpriza dhe dhurata. Partneri do iu mbështesë në çdo vendim që do të merrni. Yjet janë në anën tuaj, prandaj mos u ndalni.

Demi – Pozicionimi i planetëve do ju bëjë të jeni në “aksion” gjatë gjithë ditës. Edhe pse jeni të vendosur nuk keni diskutuar akoma me partnerin për të ardhmen tuaj. Kjo është koha më e mirë për të hapur një bisedë që do përcaktojë fatin e marrëdhënies suaj.

Binjakët – Marrëdhënia juaj mund të jetë duke pësuar një rënie, me lëvizjen e sotme të planetëve. Në të vërtetë ju jeni të dy në një gjendje shumë të zymtë dhe jeni më të prirur të vëreni të gjitha gjërat e këqijat për njëri-tjetrin, sesa gjërat që ju kanë bërë bashkë në fillimet e lidhjes. Çfarëdo që të ndodhë, mos e merr shumë seriozisht, por përpiquni të buzëqeshni.

Gaforrja –  Jeni duke e marrë shumë seriozisht marrëdhënien dhe kjo është një gjë shumë e mirë për të dy partnerët. Argëtohuni dhe shijoni praninë e njëri- tjetrit.

Luani – Njëri nga partnerët është më shumë i përkushtuar, prandaj mos kërkoni më shumë për aq kohë sa nuk falni dashuri reciproke. Ky është momenti më i mirë për të folur më partnerin në mënyrë që hatërmbetjet të mos akumulohen.

Virgjëresha – Pozita e trupave qiellore ju inkurajon që të mendoni më shumë për vendosjen e ekuilibrave  brenda marrëdhënieve tuaja. Bëni kompromis më partnerin në mënyrë që marrëdhënia në çift të jetë e qetë dhe pa probleme.

Peshorja – Sot do të takoni një person që do të bëjë që zemra juaj të rrahë fort dhe kishit shumë kohë që nuk e përjetonit këtë ndjenjë. Është dita juaj e dashur peshore, prandaj jepni maksimumin. Shanset janë të shkëlqyera dhe ju do të keni sukses!

Akrepi – Marrëdhënia juaj kohët e fundit ka filluar të bëhet e largët, prandaj sqarojuni me partnerit për të mësuar se çfarë është duke ndodhur me ndjenjat tuaja. Nëse flisni me qetësi gjithçka do të rregullohet, mjafton ti jeni hapësirën e duhur partnerit.

Shigjetari –  Merrni masat pasi marrëdhënia po ju “shket nga duart”, partneri duket se e ka ndarë mendjes dhe do iu duhet shumë kohë dhe punë për ta rikthyer atë në “strofullin” tuaj të dashurisë.

Bricjapi –  Tregojini partnerit tuaj gjithë dashurinë që keni për atë, pasi sot ka më shumë nevojë se kurrë. Kjo është dashuria juaj e vërtetë prandaj bëni maksimumin.

Ujori – Do jeni shumë melankolik dhe shumë serioz, kjo gjë do tensionojë marrëdhënien në çift. Përpiquni të largoni problemet dhe t’i përkushtoheni partnerit.

Peshqit – Mos u mendoni shumë është koha më e mirë të folur me partneren. Keni pasur kohë mjaftueshëm për t’i ndarë ndjenjat. Mundohuni të jepni më të mirën tuaj, partnerja është duke iu pritur./tvklan.al