Dashi – Qëndroni të fokusuar në rrethanat e marrëdhënies suaj të dashurisë. Mendohuni mirë përpara se të jepni leje për të bërë diçka sot. Është e rëndësishme të tregoni se do t’i mbani premtimet, edhe nëse nuk jeni të sigurt se mundeni. Përpjekja juaj më e mirë do të duket në ditët në vazhdim. Merrni një angazhim pozitiv për të qenë një partner i mirë për atë që doni.

Demi – Nëse sot do të merreni me biseda shumë të rëndësishme në lidhje me një marrëdhënie do të vëreni tek vetja se energjia juaj e brendshme po bëhet shumë më intensive. Mund të jetë sfiduese për ju që sot të përqëndroheni në një ose në dy çështje specifike, sepse këto kohë keni qenë pak të hutuar nga disa çështje të tjera.

Binjakët – Mbyllja e të gjitha pajisjeve tuaja elektronike sot do t’ju bëjë të ndiheni shumë mirë dhe të ndiheni ndryshe. Një situatë e fundit e jetës intime ju ka shkaktuar një joshje shumë të fortë këto kohë dhe duke u larguar nga rrethanat romantike është e vetmja mënyrë për të balancuar energjinë. Pak heshtje, pak meditimi dhe lidhja me natyrën janë të gjitha mënyra të shkëlqyera për t’u zbrapsur, ndërsa reflektoni me zemrën tuaj të pasionuar për atë çka ju nevojitet vërtetë.

Gaforrja – Sot ndiheni të prirur për të patur një bisedë thelbësore me atë që doni të bëni plane të mëdha. Por kjo do të ndodhë nëse besoni se qëllimet tuaja kanë potencial për të ndikuar në një farë mënyre në marrëdhënien tuaj të dashurisë. Ndarja e ambicieve tuaja të cilat janë me shumë pasion mund t’ju japë mbështetjen më të madhe morale sepse ju keni nevojë vetëm për pak nxitje për të arritur aty ku doni.

Luani –  Përshtypja pozitive ndaj një personi të veçantë në jetën tuaj të dashurisë është e rëndësishëme për ju, por ju nuk doni të ndiheni sikur duhet të mbani një fasadë të asaj çfarë keni kaluar në një periudhë që sapo keni filluar  të njiheni më mirë me njëri – tjetrin.

Virgjëresha – Sot dikush dëshiron të flirtojë me ju dhe të ndihet i gjallë e plot energji, por interesi juaj do të jetë diku tjetër, për të bërë një debat të ashpër dhe për të treguar se kush jeni në të vërtetë. Por sot është e rëndësishme të keni një lloj argëtimi që i bën mirë zemrës suaj dhe të balanconi gjërat sepse romani i vërtetë i dashurisë është shumë i ndërlikuar dhe i pasur.

Peshorja – Një bisedë e thjeshtë por e pakuptimtë me dikë sot do të bëj që marrëdhënia juaj me të, të ndryshojë. Edhe pse sot magjia e një dashurie mund të shpaloset para syve tuaj ju nuk do të dëshironi të ndiheni pjesë e saj. Kur bëhet fjalë për dashurinë ju filloni e ndiheni optimiste pasi keni besim në vetvete.

Akrepi – Bisedat e sotme në çift mund t’ju vijnë në formën e mosmarrëveshjeve. Ju gjithmonë keni ditur të dalloni balancën e problemeve tuaja nga e kaluara me të sotmet. Biseda që mund të keni mund të jetë rreth politikës ose fësë kështu që mos e bëni shumë dramatike sepse këto debate janë krejt të natyrshme. Prandaj bëni mirë të qendroni të qetë në biseda sepse një lidhje dashurie për ju është shumë e rëndësishme.

Shigjetari –  Sot jeni duke kërkuar për më shumë frymëzim për qëllimet tuaja krijuese dhe besoni se partneri i jetës tuaj mund të jetë muza juaj e përsosur. Sigurohuni që arti juaj, muzika të jenë vizionare dhe për këto mos u bëni e varur nga mendimet e partnerit tuaj, sepse të qenit i pavarur ka përparësitë e tij.

Bricjapi – Zakonisht ju jeni të lumtur që spontaniteti ju karakterizon jetën tuaj private, por zbatimi i logjikës dhe ndjenjës së shëndetshme ndaj situatës aktuale që ka mbërthyer marrëdhënien tuaj mund t’ju ndihmojë për interesa të tjera dashurie. Një kujtesë e pakëndshme nga një dilemë e kaluar romantike do të shfaqet në ditët tuaja të ardhshme dhe do të ishit të mençur të pranonit mesazhin e saj sfidues por të nevojshëm përpara se t’i lejoni veten të bjerë më thellë në lidhjen tuaj aktuale të dashurisë. Të qenit i ndershëm me veten dhe me partnerin është qasja më e mirë për ndjenjat e zemrës në këtë kohë.

Ujori – Lidhja e thellë romantike që keni është shumë e rëndësishme për të ardhmen tuaj. Sot do të keni mundësi të afroheni edhe më shumë në pjesën intime edhe nëse për ju është pak e vëshirë në fillim. Marrëdhënia kërkon angazhim të vërtetë për të zbuluar aspektet e fshehura të vetes suaj pasi nuk guxoni t’ja thoni askujt. Komunikimi i hapur dhe i sinqertë ju lejon të krijoni lidhjet që do t’ju ndihmojnë të keni një lidhje të fortë si magnet me atë që ka fituar zemrën tuaj.

Peshqit – Sot marrëdhënia juaj do të ketë shumë potencial sa edhe vet do të ndiheni si mbi re. Mënyra për të përfituar plotësisht nga kjo situatë është të bëni një bisedë të thellë me partnerin tënd. Sa më shpejt të arrini të përjetoni ndjenja të mëdha dhe plot pasion bashkë aq më shpejt do e kuptoni nëse lidhja juaj e dashurisë do i qendrojë kohës apo jo. Jini të guximshëm dhe jipini mundësi zemrës suaj të jap e të marrë momente të forta intime dhe romantike.

/tvklan.al