Dashi – Hëna e re e cila ndodhet në shtëpinë e Binjakëve të lumtur do të vij tek ju në shtëpinë e tretë të dashurisë suaj. Megjithatë sot mund të keni probleme duke u përqëndruar në ndonjë gjë tjetër përveç problemit serioz në marrëdhënien tuaj të dashurisë, duke iu bërë që të filloni një bisedë shumë serioze me partnerin tuaj.

Demi – Menaxhimi i buxhetit tuaj do të jetë dyfish më i komplikuar nëse jeni në një lidhje me dikë që për të paraja nuk është aq problem sa është për ju. Sa më parë që të filloni të shamgni rreziqet financiare aq më të sigurtë do të ndiheni me veten tuaj. Marrëdhënia juaj e dashurisë nuk duhet të ndikojë negativisht në buxhetin tuaj të pakët. Jini të durueshëm dhe të zellshëm.

Binjakët – Hëna e re do të ndikojë në shtëpinë e personalitetit tuaj duke bërë çdo dramë romantike të jetë më emocionuese se sa sfiduese. Jeta juaj në fushën e dashurisë po ndryshon me shpejtësi të madhe dhe kjo ndjenjë mund t’ju lërë pa frymë. Ju keni aftësi të mençura të menaxhoni veten tuaj dhe kjo do të shërbejë për mirë në të ardhmen. Edhe nëse nuk arrini një qëllim ambicioz për marrëdhënien shumë shpejt ajo do të arrij fleksibilitetin.

Gaforrja – Produktiviteti në punë nuk është mënyra e vetme për të patur një ditë të suksesshme, dhe për fatin tuaj të mirë marrëdhënia e intimiteti me partnerin tuaj sot do të jetë në kulmin e saj. Hëna e re që ka mbërritur në shtëpinë tuaj të dashurisë do t’ju ndihmojë të ndiheni akoma më tepër pozitiv.

Luani – Gjëndja juaj romantike sa vjen e po përmirësohet me hënën e re e cila ka ardhur shumë miqësore për ju e do të sjellë plot emocione të reja. Dashamirësia juaj do ti bëjë të tjerët të shohin tek ju atë çka duket shumë rrallë sepse ju nuk ia lejoni vetes që të nxirrni në pah më të mirën tuaj.

Virgjëresha –   Mund të ndiheni të etur për të filluar një kapitull të ri në jetën tuaj romantike, mund të ndiheni të tunduar për të patur diçka më shumë sot se sa një moment intim. Qëllimet tuaja për një dashuri të re do të jenë ambicioze. Kontrolloni ndjenjat tuaja në çdo hap dhe do ju bëjë shumë mirë të rrini me dikë këto kohë.

Peshorja – Sot do të ndiheni shumë të zjarrtë për sa i përket dashurisë dhe do të kërkoni me patjetër kohë për të ndëjntur më partnerin tuaj. Do të bëni plane afatgjata dhe do e shihni veten të realizuar. Udhëtimi që do të ndërmerrni së bashku do t’ju bëjë të mendoni për një hap më të rëndësishëm në jetën tuaj.

Akrepi – Hëna e re do të ndriçojë shtëpinë tuaj të dashurisë duke ju bërë të ndiheni më të fortë e të sigurtë. Qëllimet do tju dërgojnë atje ku dëshironi, pranë ndjenjave të reja që po përjeton zemra juaj. Nëse mendoni se do të krijoni një lidhje të vërtetë, mos nxitoni, mos u entuziazmoni, luani ftohtë.

Shigjetari – Hëna e re do të nxitë shtëpinë tuaj të 7 të partneritetit duke amplifikuar energjinë kaotike që ka pushtuar marrëdhënien tuaj të dashurisë, ndërkohë që jeni të zënë duke u marrë me ndryshimet e mëdha të lidhjes. Është më e rëndësishme se kurrë të jeni të matur me zgjedhjen e fjalëve tuaja këto kohë. Është me rëndësi që ju ti ndani mendimet tuaja e t’ja bëni të qarta partnerit tuaj.

Bricjapi – Ndoshta ju po mendoni se po ecni me sukses përsa i pëkret anës sentimentale në jeten tuaj. Por a jeni të sigurtë që ky është sukses dhe që po e përmirëson jetën tuaj? Por, së shpejti do të jeni në gjendje t’ju përgjigjeni këtyre pyetjeve me besim në sajë të hënës së re e cila për ju ka ardhur shumë e shkathët dhe me ide të bukura. Në çështjet e zemrës ju keni një mundësi të pashembullt për të filluar një kapitull të ri. Merrni hapa të vegjël dhe mos nxitoni. Gjërat do të përmirësohen.

Ujori – Bëni mirë që sot të kaloni kohë vetëm me ata persona që ju interesojnë dhe ju bëjnë të ndiheni mirë. Por hëna e re e cila vjen në shtëpinë e 5-të të lojërave do t’ju bëj juve më joshëse për të hedhur përgjegjësitë tuaja që të përqendroheni në momente romantike. Zgjedhja do të jetë vetëm e juaja dhe me kujdes zgjidhni shtegun më të mirë për veten.

Peshqit – Sot s’do të jetë e lehtë të kesh një bisedë shpirtërore me parnetin tënd por nëse ndiheni të guximshëm, do të përjetoni  shumë e më shumë. Hëna e re do t’ju ndihmojë të merrni atë që kërkoni. Lidhja e fortë intime që keni me partnerin mund të jetë arsyeja e qëndrimit së bashku.

/tvklan.al