Dashi – Sot në lidhjen tuaj të dashurisë do të ketë momente jo të qeta. Do të dëshironit që objektivi i lidhjes suaj të transferohej në një stad tjetër. Por së pari duhet të kuptoni ndjenjat reale të partnerit tuaj dhe kjo do të kërkojë pak kohë.

Demi – Në mënyrën se si dini ta mbani jetën romantike vetëm për veten tuaj kjo është një zotësi për ju, dhe vazhdoni mbaheni kështu edhe për disa kohë. Por megjithatë sot do të duhet të përqëndroheni më tepër sepse rrethanat e dashurisë suaj po marrin përmasa emocionale shumë të mëdha. Për fat të mirë angazhimi në punën tuaj do të jetë mjaft frytdhënës.

Binjakët – Dielli e dashurisë suaj sot të jetë pak nervoz, duke e bërë vërtet sfidues qëndrimin tuaj ndaj partnerit. Një paralajmërim nga një mik ose bashkëpuntor do t’ju kujtojë se llogaritë ekonomike nuk presin ndërsa dashuria pret. Është e vështirë të përqëndroheni por duhet ta bëni deri sa të filloni të përparoni. Romanca do të jetë shpërblimi juaj dhe do t’ju ndihmojë të qendroni të motivuar.

Gaforrja – Sot do të dëshironi të fluturoni në radarin e dashurisë por një çështje e rëndësishme mund të kërkojë besimin tuaj. Duhet të jeni të vendosur me partnerin tuaj e të mos lejoni që ai të vendosë për ju. Duke folur për çështje të ndërlikuara me atë që doni nuk duhet ta injoroni sepse definitivisht nuk do të zhduket dhe mund të përkeqësohen gjërat.

Luani – Nëse nuk jeni duke marrë atë çfarë kërkoni në një lidhje ju jeni duke besuar se ky është fundi i një lidhjeje. Mos merrni rreziqe ndërkohë që ndiheni të çuditshëm me veten tuaj dhe jini të kujdesshëm që fundin e lidhjes të mos e jepni në një minutë.

Virgjëresha – Dita e sotme do të mund të ketë disa konflikte të vogla për sa i përket familjes suaj. Por nëse ju vendosni të jeni të qetë e të mendoni pozitivisht gjërat do të bien në qetësi. Nëse beson se gjërat rregullohen atëherë ato do të rregullohen vërtet. Në fund fare çdo gjë shkon në vendin e vet.

Peshorja – Ju mendoni se keni më shumë opsione në lidhje me një çështje dashurie që mund të keni diskutuar këto kohë. Krijimi i një liste me po dhe jo do të mund t’ju ndihmojë të zgjidhni çfarë është më e mira për ju. Vizioni juaj i dashurisë është ajo çfarë udhëheq zemrën tuaj veçanërisht kur rrethanat janë sfiduese, sic mund të jenë tani.

Akrepi – Marrëdhënia juaj aktuale mund të hyjë në një fazë sfiduese sot dhe ju duhet të përdorni forcën emocionale për të menaxhuar. Sa më shumë që tentoni të lidheni me atë që doni aq më shumë ju duket se po lëvizni nga qëllimi juaj pasionant këto kohë. Mbajeni besimin, jini të duruar, dhe bëni gjithçka që ju mund ti bëni gjërat më mirë mes jush sepse kjo ndodhë me të gjithë. Mos e humbisni shpresën sepse së shpejti edhe ju do të shihni një dritë në fund të këtij tuneli veçanërisht të errët.

Shigjetari – Rrethanat sot mund të jenë sfiduese për ju, dhe kjo s’do të ketë ndonjë dobi. Perceptimet tuaja duken më të vështira për të kuptuar lidhjen tuaj të pashtershmeqë keni kohë që e jetoni. Por mund të ndryshoni qendrimin tuaj sot pasi partneri juaj mund të mos jetë gati të ndryshojë mendimet e tij për një farë kohe.

Bricjapi – Progresi që keni bërë në një marrëdhënie të veçantë ka qenë pozitiv por diçka mund të vij e të pengojë momentet tuaja sot. Ju do të keni një zgjedhje të madhe për të bërë se si të merreni me këtë pengesë që ju ka zënë rrugën. Luftoni me thonj ose pranoni fatin. Çfarë do që vendosni për të bërë merrni një vendim së shpejti sepse përndryshe do të merrni pengesa nga mosveprimi dhe kjo nuk është zgjidhje. Bëhu i guximshëm.

Ujori – Ju keni çdo arsye për tu afruar më shumë me atë që dëshironi pasi yjet do të jenë në krahun tuaj. Partneri juaj do të jetë ndihmë për ju, mund të shprehni ndjenjat tuaja të zjarrta  ndaj tij. Ju keni vetëm një detyrë sot dhe kjo është të përballeni me frikën tuaj dhe të sillni sërisht pasionin në botën tuaj të dashurisë.

Peshqit – Nuk është gjithmonë e lehtë të balanconi jetën tuaj të punës me atë të dashurisë dhe rrethanat tuaja të tanishme mund t’ju vendosin në një pozicion të vështirë që do t’ju vër përballë një dileme. Përpara se të vendosni se si ta barazoni situatën përdorni shtëpinë e 6 të vetë – përmirësimit si udhërrëfyesi juaj kozmik. Marrëveshja që bëni në këtë kohë do të ketë pasoja afatgjata. Mos u mundoni ti rregulloni të gjitha me një hap por me shumë hapa të vegjël dhe jini të durueshëm.     

/tvklan.al