Dashi – Do të veproni me kujdes para se të merrni disa vendime në lidhje me partnerin/en tuaj. Mundohuni të provoni disa mënyra të ndryshme për të komunikuar me të. Gjëja e duhur është që të përqendroheni tek punët e sotme, mos shkoni shumë larg me mendime.

Demi – Sot do të ndiheni të gatshëm të zhyteni thellë në emocionet tuaja, veçanërisht nëse jeni duke menduar për rrethanat e marrëdhënies. Hëna e plotë e Shigjetarit po ju jep dritën jeshile për një intimitet të fortë. Së shpejti do të shihni se këmbëngulja dhe pasioni i përzier së bashku nxjerrin rezultate të mahnitshme.

Binjakët – Për disa arsye bota rreth jush sot duket më interesante se kurrë. Ndiheni të frymëzuar nga shumë gjëra që më parë nuk i keni kushtuar vëmendje. Ndërkohë që jeni të zënë duke vështruar pak më larg jush se çfarë po ndodhë, sigurohuni të mos i shpërfillni ato ç’ka për ju janë parësore.

Gaforrja – Kohët e fundit nuk po bëni asgjë për marrëdhënien tuaj, sigurohuni që ajo të jetë aty ku duhet. Gjithmonë keni dashur që pasionet që ju çojnë drejt marrëdhënies ti mbani sekret, nëse veproni bindshëm asgjë s’do të ndryshojë.

Luani – Megjithëse ndiheni të gatshëm për të filluar një kapitull të ri në jetën tuaj si fillim duhet të lidhni skajet që ju dërgojnë tek njëri – tjetri e pastaj të veproni. Energjitë pozitive për jetën janë drejt rritjes, por nëse nuk tregoheni të kujdesshëm, mund të kaloni momente jo fortë pozitive.

Virgjëresha – Ndonëse nuhatni ndjenja të pasigurta në marrëdhënie, kjo mund të jetë në avantazhin tuaj nëse kërkoni më shumë komunikim. Çdo ankth romantik ose negativitet që mund të keni në fillim të ditës do të jetë goditje e fortë për ju.

Peshorja – Hëna e plotë e Shigjetarit e cila kalon përmes shenjës suaj ju inkurajon për të patur komunikime të forta me dikë. Nëse nuk jeni në një marrëdhënie afatgjatë mund të përfitoni nga kushtet e veçanta që janë në favorin tuaj për t’i dhënë kurajë vetes për të qenë afër personit që doni sepse mundësitë i keni.

Akrepi – Mos prisni që t’ju duan nëse në fillim nuk e bëni ju këtë gjë për veten tuaj. Për fat të mirë keni në favorin tuaj Hënën e Shigjetarit e cila ju ndriçon dhe ju frymëzon për të qenë pozitiv. Nëse mendoni me tepër se ç’duhet për situatën tuaj të dashurisë do të kuptoni se ka shumë gjëra që mund të filloni ti bëni ndryshe.

Shigjetari – Sot do të keni nën kontroll atë që ju pëlqen, diçka do të shihni se nuk shkon dhe nuk do i’a ndani sytë. Do të ndiqni intuitën tuaj për këtë gjë duke folur vetëm me mendje me një arsye të vetme që të mund të përmirësoni çështjet romantike.

Bricjapi – Tani që Hëna e plotë e Shigjetarit ndriçon në Shtëpinë tuaj të ndjenjave do të ndiheni edhe më të sigurt për çështjet e zemrës. Shfrytëzoni të gjitha rrethanat që keni për t’u bindur nëse dyshimet tuaja rreth çështjeve të zemrës janë legjitime. Është e rëndësishme që objektivat që keni të jenë parësore. Mos i injoroni ëndrrat tuaja.

Ujori – Grupi juaj i miqve është shumë i rëndësishëm për pasi ata ju stimulojnë ditën me bisedat e tyre. Nga miqtë kërkoni që t’ju mbështesin për vendimet që merrni në lidhje me dashurinë. Sot nuk do të ndiheni të gatshëm të keni një bisedë të fortë emocionale.

Peshqit – Megjithëse dëshironi të keni shumë vëmendje sot nga personi që keni në krahë nuk do të ndiheni të sigurt për lidhjen tuaj. Ju kërkoni të fshihni ndjenjat e vërteta që keni por do të kuptoni se është koha e duhur për t’i shprehur ato. 

/tvklan.al