Njihuni me atë që ju pret në planin e dashurisë për këtë vit.

Dashi

Tentoni të ndani më tepër kohë për partnerin tuaj, në të kundërtën mund t’ju ndodhë që ai apo ajo të kërkojë dashurinë dhe butësinë në vend tjetër. Prilli është koha ideale për të realizuar një udhëtim romantik me partnerin. Deshtë e lirë vitin e ardhshëm i pret dashuri me Akrepin apo Peshqit, gjithsesi të shmangin Gaforren. Pjestarët e lirë të kësaj shenje mundë të takojnë shpirtin e tyre të ngjashëm në nëntor apo tetor të vitit të ardhshëm.

Demi

Partneri do t’ju ofrojë përkrahjen më të madhe në kohëra të vështira të cilat pasojnë për ju edhe në kuptimin emocional edhe atë psiqik. Respektoni këtë. Demat do të përshtaten mirë me Shigjetarin dhe Luanin vitin e ardhshëm. Ata që presin fejesë, mundë t’ju ndodhë nga mesi i vitit, kurse Demat e lirë mund të përjetojnë dashuri fatale në maj dhe qershor. Udhëtim jashtë shtetit me partnerin shpresoni në qershor apo korrik, kështu që përgatituni për këtë.

Binjakët

Një person i tretë do të tentojë të përzihet në lidhjen tuaj. Kujdes, partnerit tuaj mundet lehtë t’i pëlqejë kjo. Në muajt e parë jepni gjithçka nga vetja që të ruani lidhjen. Binjakët më së miri do të përshtaten me Peshoren, kurse pjestarët e lirë të kësaj shenje mundë të dashurohen në fillim të vitit. Befasi romantike ju presin në fund të vitit.

Gaforrja 

Në pjesën e parë të vitit do të keni zënka për ata që janë në lidhje, mirëpo gjithçka do të qetësohet dhe do të nisni një fillim të ri. Lidhje të reja dashurie ka gjasa të ndodhin në muajin prill dhe qershor, ndërsa verën do ta mbani mend si një aventurë të nxehtë. Do të njiheni me persona më të pjekur të cilët do t’ju japin qetësi dhe stabilitet, posaçërisht në tetor dhe nëntor.

Luani

Ekziston mundësia e një lidhjeje të fshehtë me dikë që është në një lidhje tjetër, mirëpo shumë shpejt do të dilni nga kjo situatë. Fillime të reja të dashurisë mund t’ju ndodhin në maj, mirëpo pjesa e dytë e vitit do të jetë më e bukura për juve atëherë kur fati i Jupiterit do të hyjë në shenjën tuaj. Gjatë muajit maj, gusht, shtator, nëntor dhe dhjetor ka gjasa të nisni një lidhje të përkryer.

Virgjëresha

Do të përjetoni një dashuri e cila do t’ju lërë pa frymë. Në maj dhe qershor do të keni mundësi të mira dashurie. Nëse jeni në një lidhje, me partnerin do ia kaloni shumë mirë. Gjatë pjesës së dytë të vitit egziston mundësia të riktheheni me ndonjë partner nga e shkuara, si dhe një numër i madh i atyre që i përkasin kësaj shenje ka gjasa të nisin lidhje dashurie me dikë që është në një lidhje me dikë tjetër.

Peshorja

Do t’i nevojiteni partnerit tuaj në kohë krize dhe momentet e vështira që e presin. Peshoret në mënyrë romantike do të janë të rreshtuara drejt Demit dhe Luanit e më së paku të interesuar për Ujorin. Ata që janë para kurorëzimit duhet të bëjnë shumë kompromise që kjo të ndodhë. Udhëtime dashurie nuk do të ndodhin, kështu që mos u dëshpëroni.

Akrepi

Do të tërhiqeni nga persona të pjekur dhe përgjegjës, gjatë muajve prill, korrik dhe gusht dhe do të keni gjasa të nisni një dashuri të re. Gjatë pjesës së dytë të vitit, ka gjasa të flirtoni me ndonjë person në punë. Fat në dashuri do të keni gjatë muajve shtator dhe tetor.

Shigjetari

I gjithë viti do të jetë i suksesshëm në dashuri. Ata që janë në një lidhje ka gjasa të martohen, ndërsa ata që janë të martuar do të kalojnë shumë mirë me bashkëshortët e tyre. Gjatë muajve maj dhe gusht ka gjasa të dashuroheni me ndonjë shok apo shoqe, ndërsa gjatë pjesës së dytë do të dashuroheni me dikë që do të njihni në rrjetet sociale.

Bricjapi

Nëse jeni në një lidhje, gjatë pjesës së parë të vitit ka gjasa të martoheni. Disa persona do të dashurohen gjatë muajit maj, ndërsa gjasa për një romancë do të keni në prill, ose shtator.

Ujori

Gjatë pjesës së parë të vitit do t’ju pëlqejnë personat e suksesshëm në profesion, përderisa mundësitë për flirt dhe lidhje të re do të paraqiten gjatë muajve prill dhe qershor. Gjatë periudhës së verës do të paraqiten disa kriza në lidhje, mirëpo gjithçka do të kthehet në vendin e vet në shtator dhe tetor.

Peshqit

Mundësi më të mira për dashuri do të keni ne pjesën e parë të vitit. Dashuri e re mund t’ju ndodhë gjatë muajve prill apo maj. Në pjesën e dytë të vitit, ekziston mundësia të lidheni me dikë që mund ta takoni në ndonjë event që ka të bëjë me punën tuaj. Muajt e bukur për dashuri janë tetori, nëntori dhe dhjetori./tvklan.al