Dashi

Kur është fjala për të shpenzuar, në të shumtën e rasteve, jeni person i lëkundshëm, i pavendosur. Një këshillë: Investoni më shpesh në dhurata të vogla për më të dashurit tuaj, ata do të jenë tejet mirënjohës për këtë kujdes të vogël material.

Meqë, ju dini fare saktë se çfarë sasie të hollash keni në dispozicion, nuk ndodheni asnjëherë në gjendje të vështirë financiare. Me dëshirë hiqni dorë nga diçka tjetër, se sa nga kostoja juaj, qoftë edhe nëse ajo rrezikohet për një kohë fare të shkurtër.

Ana e dobët e juaja në raport me paratë po bën bilancin e të mirës dhe anës së dobët të shpenzimeve dhe kursimeve që keni pasur. Sidoqoftë, gjatë kësaj periudhe, patjetër do t’ju duhej të keni mbështetje financiare, sepse në korrik, do të keni shpenzime të paparashikuara, të cilat do t’i mbuloni me një fitim nga një burim tjetër, nga i cili ju si kursimtar i mirë, nuk e keni llogaritur më parë.

Demi

Mënyra se si i trajtoni të dashurat para, këtu godasin shpesh, si të thuash, dy shpirtra në një gjoks. Gjithnjë bujarë, ashtu siç janë në përgjithësi njerëzit e përkatësisë së kësaj shenje, jeni të pirur që gjithnjë t’ i keni në dorë të gjitha paratë për shpenzime.

Keni qejf të shpenzoni edhe kur nuk keni para të mjaftueshme. Ana juaj e fuqishme në raport me paratë qëndron tek bujaria juaj në rrethin shoqëror dhe kolegjial që ju bën natyrisht të jeni shumë e/i dashur.

Një nga cilësitë tuaja më të bukura është që gjërat materiale nuk i merrni si të veçanta (të dorës së parë), ndaj edhe materialja në personalitetin tuaj, nuk zë vendin e parë të prioritetit jetësor.

Ana e dobët e juaja në raport me paratë është përparësia juaj karakteristike. Pavarësisht se llogaria juaj është e zbraztë, gatishmëria për t’i ftuar të tjerët për kafe nuk ju mungon, kështu që minusi llogaritar është përherë më i shprehur se sa tek të tjerët.

Binjakët

A keni menduar ndonjëherë se për rrethanat tuaja të tanishme reale, ju bëni jetë luksi? Paratë për ju, duket se nuk janë edhe aq të rëndësishme. Këshilla jonë: Do të vijë koha kur do t’ju duhet të mendoni për të ardhmen dhe të filloni të kurseni. Me gjithë bujarinë tuaj dhe të tjerëve kundrejt jush, rrallë e humbisni pasqyrën që keni mbi pasurinë tuaj.

Dhe të shumtën e rasteve, e dini saktë, në kohën dhe çastin e duhur, se si sërish mund t’ i barazoni deficitet.

Që t’ i arrini qëllimet tuaja, për ju çdo mjet është i arsyeshëm. Meqë ju e dini fare saktë se kursimi nuk është me çdo kusht puna që ju fle në zemër, kërkoni përherë mundësi dhe rrugë që të gjeni shteg për fitim, fatkeqësisht ndonjëherë edhe në kurriz të të tjerëve.

Gaforrja

Dy hapa para, një hap prapa, kjo mënyrë tipike e të ecurit të gaforres ju tregon edhe mënyrën se si i trajtoni dhe si veproni ju me paratë. Ende pa filluar një veprim (qoftë edhe tregti), ju keni investuar tashmë pothuajse gjysmën e parave. Këshillë: Më shumë guxim me arsyetimin, mund t’ju sjellë fitim të madh.

Sërish keni dëshmuar zgjuarsi në veprimet me paratë, sidomos nëse është fjala për investime. Përmes pikëpamjeve tuaja lidhur me paratë jeni përherë në anën e sigurt.

Të lindurit nën shenjën e gaforres janë përgjithësisht me fat dhe kjo shprehet edhe në raport me paratë. Megjithatë, falë faktit që ju i shmangeni rrezikut, herë‐herë mundësitë për të fituar ju kanë shkuar si nëpër buzë.

Luani

Luani në perandorinë e tij bën gjueti të zgjedhur dhe të majme. E tillë është edhe jeta financiare e të lindurve në këtë shenjë. Që të keni mundësi t’ i shijoni gjërat e mira në jetë, papritmas ndodh që të lëshoni ndonjë rast nga dora. Këshilla jonë për luanët: Të jeni pak më kursimtarë dhe kështu mund të jeni më të qetë në mbretërinë tuaj.

Për një ide të re, lidhur me atë se si ta shtoni pasurinë tuaj, jeni shumë i predisponuar. Ju nuk bini në gjendje të vështirë financiare kurrë.

Ashtu si i fitoni, ashtu edhe i shpenzoni paratë, i merrni ato me njërën dorë dhe i jepni me dorën tjetër. Përmes kësaj metode keni kaluar mirë dhe nuk keni pasur vështirësi, por ndonjëherë mund t’ ju ndodhë edhe ndryshe.

Virgjëresha

Ju keni kujdes që gjithnjë e më shumë ta ruani pavarësinë tuaj. Kjo ka të bëjë natyrisht edhe me pavarësinë financiare. Edhe pse ndërkohë nuk keni shpenzime të veçanta, nuk do të viheni në gjendje kritike. Pavarësisht kësaj, keni gjithnjë kujdesin e duhur për shpenzimet me masë. Këshillë për virgjëreshat: Lëshojeni zemrën njëherë, e keni merituar.

Ju e dini saktësisht se si të qeverisni me paratë tuaja. Kjo ju sjell përparësi dhe gjendje të lakmueshme ndaj të tjerëve, duke ju bërë që kurrë të mos jeni varur nga dikush.

Shpesh nga frika se mos e humbisni kontrollin për gjendjen tuaj financiare, hiqni dorë nga diçka e thjeshtë. Madje edhe në rastet kur nuk duhen peshuar shumë punët për të bërë ndonjë shpenzim.

Peshorja

Hapni një vrimë duke mbyllur një tjetër dhe kështu “luani lojën e hiles” bukur shpesh në jetë. Si njeri që e jeton jetën, të lindurit në këtë shenjë, shpesh nuk janë në gjendje të dinë se ku i vënë paratë. Një këshillë: Mbani shënime rreth shpenzimeve.

Meqë ju përherë doni të jeni të pavarur në rrafshin financiar, keni frikë nga kreditë dhe format e tjera të huamarrjes që bartin me vete edhe obligime afatgjata. Përmes kësaj, ju, në një farë mënyre, në raport nga sa ju realisht kërkoni, e shtrëngoni vetveten që të jeni më kursimtar. Mirëpo, si një reflektim pozitiv, kështu i shmangeni humbjeve të mëdha.

Të jetuarit e jetës është për ju më me rëndësi se sa kursimi. Për një darkë me elemente romantike, apo blerja e ndonjë vepre artistike edhe përpos rrezikut që buxheti juaj të mbetet i zbrazët, ju nuk hezitoni aspak të shpenzoni para.

Akrepi

Ju keni shumë dëshirë që ta ndiqni rritjen, qoftë edhe të ngadalshme, të pasurisë suaj. Për ju është me rëndësi që në buxhetin tuaj të keni diçka më shumë nga sa ju duhen në jetën e përditshme, sesa të rrethoheni me luks. Këshilla për akrepin: Ju bën mirë, t’i lini të tjerët të shohin sa keni.

Planet tuaja afatgjatë në sektorin financiar dhe në përgjithësi që kanë të bëjnë me paratë, ju mundësojnë që të hartoni plane gjithashtu të gjata për perspektivë. Në jetën tuaj, pothuajse, nuk keni fare shpenzime të paparashikueshme. Ju kujdeseni që gjithmonë ta ruani mirëqenien që keni.

Keni prirje që të mateni me të tjerët. Këshilla: Mos i merrni për bazë krahasimet me të tjerët, sepse çdo njeri është unik në këto raporte. E posaçërisht kur është në mes paraja.

Shigjetari

Prireni të bëni ndonjë blerje fare spontane. Sidoqoftë, në plan të gjerë, paranë e keni nën kontroll dhe jeni të kujdesshëm rreth mënyrave së shpenzimeve. Këshilla për të lindurit në shenjën e shigjetarit: Kini kujdes, që së paku të filloni të kurseni. Ia vlen gjithsesi!

Edhe sërish mund të mos e dini se ku e keni kokën (nga vështirësitë me të cilat përballeni), ju relativisht shpejt e gjeni frenin për rastet e urgjencës, që ndërlidhen me shpenzimet e panevojshme. Përmes kësaj, ju sërish ktheheni në gjendjen e mëparshme.

Ose fitoni shumë pak, ose muaji është shumë i gjatë. Ju shpenzoni pa kufij, krahasuar me të ardhurat që keni. Një lojë e rrezikshme me zjarrin.

Bricjapi

Spekulimi nuk është me çdo kusht çështje që i përket natyrës tuaj. Ju jeni një njeri që me dëshirë rrini me të dy këmbët në tokë dhe gjithnjë dini dhe veproni me aq sa keni. Këshilla: Jo çdo fondacion është i lirë nga rreziqet e mundshme. Me disa madje ka mundësi ta shtojnë pasurinë tuaj.

Ju jeni një shembull. Model lidhur me punën e kursimeve. Edhe nëse fjala është për veprime të arsyeshme financiare, duhet të keni kujdes gjatë konsumit me çmimet. Shpeshherë në praktikë dështoni në këtë drejtim. Karakteristika juaj themelore është se, i mbani paratë dhe i gëzoheni faktit që nuk rrezikoheni.

Shumë energji mund të shpenzoni duke vrapuar pas parasë. Ndjesia për kursim që ju ndjek kudo pas, nuk ju lë ta gëzoni paranë që dispononi.

Ujori

Në raport me shpenzimin e parasë në parim ndjeheni shumë komod dhe i sigurt, por edhe sovran. Keni nuhatje të mirë për fondacione me prosperitet dhe e dini saktë se ku ju pret fitimi, por edhe kur blini diçka, si duhet ulur çmim në dobinë tuaj. Këshillë: Besoni më shpesh tek aftësitë tuaja për veprim.

Ju mund të keni besim të mirë për vetveten në raport me paranë. Do arrini të kurseni paratë që do ju duhen më vonë.

Tek ju fitohet përshtypja se kurseni së tepërmi. Më mirë do të ishte të hiqnit dorë nga blerja e një kostumi, se sa të jepni më shumë për të më pas.

Peshqit

Mendohet se nga natyra jeni shenjë lozonjare. Paraja për ju, ndonjëherë më shumë e ndonjëherë më pak, është mjet për të arritur qëllimin. Për aq kohë sa keni, do t’ ju mjaftojnë ta shijoni anën e mirë të jetës e të jeni i lumtur. Këshillë për peshqit: Kurseni për të ardhmen.

Meqë ju jeni i gatshëm, që herë ‐herë t’i futeni rrezikut, shpesh keni fitim dhe jeni krenar për të. Ndonjëherë edhe pse nuk keni shumë para në dispozicion, nuk brengoseni edhe aq shumë. Ju e dini se përherë do të keni sërish ditë të re, mëngjes të ri.

Shpesh edhe vetë e konstatoni se, me paratë silleni pa ndonjë përkujdesje të theksuar. Kjo është arsyeja pse ndonjëherë ju ndodh që, të ketë lëvizje tek buxheti juaj./tvklan.al