Dashi

Çështjet e karrierës do t’i hapin rrugë mundësive të reja shoqërore. Këtë javë, ndërrimet astrologjike që do të ndodhin, mund ta ndryshojnë fokusin tuaj. Megjithatë do të lindë një mundësi për të ecur përpara për një çështje biznesi, ose mundësi për të marrë fonde mbi një plan, për të cilin prisni me padurim të punoni. Dielli, i cili zhvendoset tek shenja e peshqve, këtë të enjte do ju ndihmojë që të hiqni qafe gjërat që nuk ju nevojiten, duke lënë hapësirë për gjera të reja.

Demi

Po ndiheni sikur ju kanë përdorur? Nëse është kështu duhet të tregoni vetëbesim dhe personalitet të fortë. Lërjani njerëzve që të kuptojnë që ju nuk do t’i toleroni sjelljet e tyre arrogante. Nëse jeni gati për një bisedë serioze do të mund të arrini në një zgjidhje pozitive. Lidhjet e reja sociale dhe profesionale në çështje biznesi mund t’ju vijnë shumë në ndihmë. Mendoni me kujdes për objektivat tuaja afatgjata.

Binjakët

Do filloni të ndiheni më mirë dhe më të emocionuar për të ardhmen tuaj kur Venusi të hyjë në zonën tuaj të aventuarave dhe mundësive. Gjatë javëve të ardhshme do të keni mundësi të eksploroni ide që me të vërtetë ju magjepsin. Planet e udhëtimit mund të jenë të përfshira gjithashtu. Me lëvizjen e diellit në shenjën e peshqëve do bëni progres përsa i përket qëllimeve dhe ambicieve tuaja.

Gaforrja

Idetë kreative të forta do t’ju inkurajonë që të veproni sipas intuitës. Edhe pse rezultatet mund të vonojnë pak për të ardhur, përpjekja dhe pritja do t’ia vlejë. Tani është mundësia për të organizuar financat tuaja dhe për të marrë vendime të mprehta. Shmagni shpenzimet e tepërta dhe të panevojshme nëse mundeni. Aventuara dhe mundësi të reja ju presin, duke filluar që nga kjo e enjte.

Luani

Marrëdhëniet do të jenë në fokus të kësaj jave, me mundësinë për të bërë ndryshime aty ku është e nevojshme. Nëse keni një çështje që duhet ta zgjidhni, tani është koha për të disktuar situatën dhe për të menduar zgjidhje të mundshme. Duhet t’i zgjidhni tani dhe jo t’i injoroni problemet të cilat më vonë mund të komplikohen akoma më shumë. Të enjten mund të merrni vendime për një marrëdhënie të ngushtë.

Virgjëresha

Bëni mirë të angazhoheni në një aktivitet fizik, i cili do t’ju ndihmojë të shkarkoni lodhjen dhe tensionin. Çdo aktivitet që rrit vitalitetin dhe ju bën të ndiheni më mirë fizikisht e mendërisht vlen për t’u provuar dhe gjatë këtij aktiviteti do njihni miq të rinj. Në sektorin e dashurisë do jetë më mirë që të bëni kompromis sesa të vazhdoni të këmbëngulni në atë që mendoni.

Peshorja

Kjo është koha për të treguar aftësitë tuaja dhe me futjen e Venusit në sektorin e krijimtarisë, ky është momenti i duhur. Mos ngurroni të shfaqni talentin sepse do të jetë një nga periudhat tuaja të arta. Mund të filloni të shqyrtoni zakonet dhe shprehitë tuaja në punë dhe në mënyrën e të jetuarit, gjë që do të sjellin disa ndryshime të rëndësishme.

Akrepi

Marsi vazhdon të jetë në shenjën tuaj, kështu që mund të merrni nxitje nga miq të cilët ndajnë të njëjtat qëllime me ju. Nëse keni një mundësi për të bashkëpunuar për një projekt pas të cilit jeni i apasionuar kjo është koha e duhur. Zhvendosja e diellit tek peshqit do ta stimulojë krijmtarinë tuaj, po gjithashtu mund të krijojë terren për një lidhje të re romantike.

Shigjetari

Me prezencën e Saturnit në shenjë do të vazhdoni të mbani fokusin në përgjegjësitë dhe qëllimet personale. Do krijoni lidhje të reja nga të cilat do merrni informacion të bollshëm, që do ju ndihmojë për të përballuar ngarkesën në punë. Nëse keni menduar dikur për të hapur një biznes online, kjo është koha e duhur.

Bricjapi

Me ardhjen e Venusit në shenjë, këtë javë fokusi do të jetë tek çështje që lidhen me vetëvlerësimit si dhe financat. A jeni vlerësuar tamam për punën që bëni? Në çfarë aspekti në jetë ndiheni i mashtruar? Këto do jenë disa nga pyetjet që do t’i bëni vetes. Prania e Saturnit në shenjë do t’ju bëjë të mendoni shumë për dështimet e kaluara, ndërkohë që duhet të fokusoheni në sukseset që keni arritur.

Ujori

Do t’i kushtoni më shumë rëndësi imazhit tuaj këtë javë. Ndoshta do bëni një ndryshim në pamje ose do blini rroba të reja. Me Mërkurin në shenjë, do ta përdorni këtë kohë për të ndarë ide dhe për t’u dhënë prioritet planeve tuaja të rëndësishme. Bëni kujdes këtë javë me shpenzimet sepse dielli do jetë në sektorin tuaj financiar.

Peshqit

Do të ndihmoni shumë të tjerët këtë javë, pasi Venusi bashkohet me Mërkurin në sektorin tuaj shpirtëror. Nëse një mik është duke kaluar një kohë të vështirë do të jeni aty për ta dëgjuar dhe për t’i dhënë këshilla. Lëvizja e diellit në shenjë të enjten do rrisë vitalitetin dhe humorin e do të qëndrojë aty për 4 javë./tvklan.al