Një pushtim i përmasave ‘biblike’ ka ndodhur në bregdetin argjentinas.

Banorët u terrorizuan kur panë miliona brumbuj që kishin pushtuar bregdetin, 50 kilometra lart kryeqytetit, Buenos Aires.

Ndonëse nuk dihet ende çfarë mund ta ketë shkaktuar këtë fenomen, në rrjete sociale kanë lindur disa teori.

Sipas gazetës britanike “The Sun”, disa besojnë se kjo është një shenjë që tregon fundin e botës. Komentues të shumtë pretendojnë se fluksi masiv i brumbujve është një shenjë e dukshme e fundit dhe se këto insekte janë në gjendje ta ndjenjë atë.

2

Të tjerë sugjerojnë se kjo u shkaktua nga një tërmet që kishte prekur zonën përpara pushtimit të brumbujve.

Mediat lokale shkruajnë se, ata që jetojnë pranë kësaj zone po i kapin insektet për t’i shitur në internet.

Ekspertët besojnë se bëhet fjalë për brumbuj të zinj misri, që jetojnë deri 2 vjet nëntokë dhe dalin në sipërfaqe për t’u çiftëzuar.

Gjatë këtij cikli ata jetojnë vetëm 4 ditë të tjera. /tvklan.al