Pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur një nëna e dy fëmijëve mbeti e vrarë nga një objekt metalik, rreth 10 kilogramë, që u ra mbi kokë nga kati i 16 – të i një ndërtese.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Ekaterinburg të Rusisë. Gruaja, 38 – vjeç, po ecte shëtiste përdore me djalin e saj të vogël, kur objekti ra mbi të. Fatmirësht, i biri shpëtoi për mrekulli.

gruaja3

Sipas

“DailyMail”

, policia arrestoi një pensionist, që dyshohet se e hodhi qëllimisht copën trekëndore prej metali nga ballkoni i shtëpisë së tij. Fqinjët thanë për policinë se 64 – vjeçari ishte i alkoolizuar dhe kishte shënjestruar edhe në të shkruarën kalimtarët, duke u hedhur gjëra nga lart.

Madje për mediat në vend, banorë të pallatit thanë se e kishin parë autorin të vraponte i dehur nëpër ndërtesë duke bërtitur i lumtur se kishte vrarë dikë.

gruaja4

Gruaja, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, u dërgua me urgjencë në spital, por vdiq nga plagët e rënda që kishte marrë në kokë. Djali i vogël mësohet se ishte në gjendje shoku, por fatmirësisht nuk kishte asnjë dëmtim fizik./tvklan.al