Një hotel luksoz në Kinë është përfshirë nga flakët ku si pasojë kanë vdekur 10 persona.

Zjarri që shpërtheu mëngjesin e sotëm ka qenë i fuqishëm dhe zjarrfikësit arritën të gjenin trupat e pajetë, ndërsa pjesa tjetër u dërguan në spital në gjendje të rëndë për jetën. 

Hoteli është i lidhur me një pallat 24-katësh, ku më shumë se 260 banorë janë evakuar.

Sipas mediave lokale shumë njerëz kanë mbetur ende të bllokuar.

Autoritetet vijojnë përpjekjet për të kuptuar shkaqet e vërteta të zjarrit. Deri më tani janë arrestuar disa persona./tvklan.al