Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj ka thënë se nuk mund t`i iket në asnjë mënyrë ratifikimit të marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi në Kuvend.

Sipas shefit të diplomacisë kosovare ky kusht për heqjen e vizave do të jetë edhe në vitin 2018, 2019.

Ai ka thënë se Kosova është kategorike kundër tregut të përbashkët ballkanik, kjo pasiqë pikat e kufitare të Kosovës duhet të jenë në Kaçanik e Jarinje e jo në Suboticë apo diku tjetër.

Këto komente ai i bëri pas raportimit në Komisionin Parlamentar për Stabilizim -Asociim./Klan Kosova