E ardhmja evropiane e Maqedonisë dhe e gjithë ajo që bën vendi që më në fund të marrë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, ishte fokusi i takimit mes presidentit Gjorge Ivanov dhe presidentit të Këshillit të Evropës Donalld Tusk.
Ivanov nga Këshilli Evropian ka kërkuar një impuls të ri dhe mesazh pozitiv në drejtim të zhbllokimit të integrimit. Në takim është biseduar edhe për krizën e migrantëve, situatën në rajon si dhe si ndikimin në politikën e BE-së, që nga pavarësia e Katalunjës./Alsat-M