Deri tani njihej si një nga beqarët më të kërkuar të Britanisë së Madhe, por ylli hollivudian Hugh Grant më në fund ka vendosur të martohet për herë të parë.

Protagonisti i filmit “Katër martesa dhe një funeral” apo “Noting Hill” do të çojë në altar nënën e tre fëmijëve të tij, producenten televizive suedeze Anna Eberstein në fund të Majit. 57 vjecari është baba i 5 fëmijëve gjithsej, dy prej të cilëve me ish partneren e tij Tinglan Hong.

Lajmi vjen pak i befasishëm, pasi grand pavarësisht lidhjes 13-vjeçare me Elizabeth Hurley dhe shumë flirteve me kolege të ndryshme, përfshirë Drew Barrymore, nuk ka besuar kurrë në martesë dhe askush nuk shpresonte më.

Tv Klan