Njeriu që u bë i njohur në rrjetet sociale të gjithë botës si “Hulku” iranian, ka vendosur që të regjisrohet si vullnetar për të luftuar në Siri.

Sipas BBC, Sajad Gharibi që peshon rreth 152.5 kilogramë, ka përgënjeshtuar shumë zëra që e lidhin atë me Shtetin Islamik.

24-vjeçari është shprehur se dëshiron të mbrojë tempujt e myslimanëve Shia, që ndodhen në Siri kundër ISIS, apo të tjerëve.

“Hulku” iranian shënon për momentin 64 mijë followers në Instagram, rrjeti ku ai publikon aktivitetet e jetës së tij./tvklan.al