Gjithçka që ndodh në botë sot, fotoreporteri belg, Yann Arthus Bertrand, e sjell në një film të vetëm. Titullohet “Human” dhe dokumenton mendësinë e qenies njerëzore ndaj luftës, terrorizmit, krimit, familjes, homoseksualitetit, dashurisë e çdo beteje e triumfi që ndesh në ciklin jetë.

“Human” merr shikuesin në një udhëtim në gjithë globin, ku rrëfyesit janë njerëz të thjeshtë dhe emra të njohur të jetës publike. Të intervistuarit gjenden në një mjedis mikpritës, çfarë i lejon kameras së Yann Arthus Bertrand të fiksojë reagime të sinqerta, intime, një nevojë e njeriut për t’u shprehur e kuptuar.

Në një kohë kur krimi po shtrin tentakulat e tij në çdo cep të globit, “Human” është këmbana e reagimit dhe e kujtesës. Dhe sonte dhe nesër filmi do të këtë premierën edhe në Tiranë, në “Qendrën për Hapje dhe Dialog”, “COD”, në Kryeministri dhe te “Reja”, instalacioni para Galerisë së Arteve. /Tv Klan