Tronditet çiklizmi në Itali. Michele Scarponi, pjesëtar i ekipit Astana ka humbur jetën në një aksident rrugor. Mëngjesin e sotëm në një qyteze pranë Ankonas ai kishte zbritur në rrugë për tu stërvitur. 37-vjeçari është përplasur nga një kamion.

Scarponi po përgatitej për një aventurë të re me skuadrën e tij, të cilën do ta përfaqësonte edhe si kapiten. Çiklistët i kishin vënë nofkën “Shqiponja”, pas aftësive të treguara në segmentet malore gjatë garave të zhvilluara.

Policia italiane po heton për dinamikën e ngjarjes së rëndë. Shoferi i kamionit, një 57-vjeçar ka pranuar se nuk e ka parë çiklistin teksa përshkonte trajektoren e rrugës, por policia pretendon se ai nuk i ka dhënë përparësi Scarponit.

Për këtë arsye shoferi i mjetit është akuzuar më vrasje.

Një ditë më parë Scarponi e kishte mbyllur në vend të katërt garën për Tour of the Alpspasi, ku kishte fituar etapën e parë.

Tv Klan