djaliDjali 19-vjeçar i shkrimtarit të njohur Visar Zhiti, ka humbur jetën sot në një aksident me motor në autostradën Tiranë – Durrës. Atjon Zhiti ishte me studime në Milano prej një viti.

Ditët e fundit ishte kthyer në Shqipëri për festat e fundvitit.

Mësohet se ai është përplasur me trafik-ndarësen e autostradës ku edhe ka marrë plagë të rënda.

Po sot në mëngjes u rregjistrua një tjetër aksident në Fushë Prezë ku një 57 –vjeçar, i cili udhëtonte me motoçikletë u përplas nga një automjet tip benz duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Viktima është Kujtim Ismaili, ndërkohë që i plagosur ka mbetur edhe drejtuesi automjetit tip Benz.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidenteve është bërë shpejtësia tej normave të lejuara.

Tv Klan