Pantelis Pandelidis një nga këngëtararët e rinj grek më të njohur ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik. 32- vjeçari ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me barrierat që ndodheshin anës rrugës. Të plagosura nga ky aksident ngelën dy femra të cilat ishin pasagjere në makinën e Pantelidis. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në orën e para të mëngjesit të së enjtes. Ai është transportuar për në spitalin Asklipio por nuk arriti ti mbijetonte plagëve të marra.

Trupi i Pantelis u identifikua me vështirësi për shkak të dëmtimeve, nga menaxheri i klubit ku ai do këndonte dhe nga vëllai i këngëtarit, sepse siç raportojnë mediat ai nuk kishte dokumente identifikimi me vete.

Pantelis Pantelidis u bë i njohur në vitin 2012 kur filloi të publikontë video duke kënduar në youtube. Ai u bë një sensasacion dhe një nga këngëtarët më të dashur grek./tvklan.al