Ministria e Shëndetësisë thotë se në 24 orët e fundit janë kryer 309 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 56 qytetarë, në këto bashki: 16 në Tiranë, 7 në Kavajë, nga 4 qytetarë në Durrës, Lushnje, Gjirokastër, Kolonjë, 3 në Pogradec, nga 2 qytetarë në Vorë, Dibër, Vlorë, Këlcyrë, nga 1 qytetar në Shkodër, Lezhë, Divjakë, Mallakastër, Selenicë, Gramsh.

Janë 3,222 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Berati 69 vjeç.

Janë shëruar 370 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 320,621 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al