Një 16-vjeçar shqiptar ka humbur jetën ditën e djeshme në Milazzo, Itali. Aurelio Hasaj udhëtonte së bashku me një bashkëmoshataren e tij me një motor të tipit “Scooter”.

Aksidenti ndodhi në Ponente, pasi mjeti u përplas me një shtyllë të energjisë elektrike.

Aurelio, i cili mbante veshur kaskën, është përplasur me shtyllën, ndërsa vajza ka rënë me forcë në tokë dhe për fat të mirë nuk ka marrë lëndime serioze.

Fatkeqësisht për Aureliusin mjekët nuk mund të bënin më asgjë. Ai iu nënshtrua menjëherë një operacioni urgjent, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, zemra e tij pushoi së rrahuri gjatë operacionit.

16-vjeçari vdiq në Milazzo, por jetonte me familjen e tij me origjinë shqiptare, në Barcelonë.

Miqte e tij e përshkruajnë si djalë të sinqertë që e donte shumë familjen dhe sportin./tvklan.al