Një 21 – vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë këtë të premte në fshatin Zvirinë të Korçës.

I riu, i identifikuar vetëm me iniciale R.D udhëtonte me një ciklomotor, kur humbi kontrollin e mjetit dhe për pasojë mori dëmtime në trup.

Burime zyrtare thonë se 21 vjeç, banues në Zvirinë, ndodhet në spital nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Ndërkohë, autoritetet po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/tvklan.al