Një vajzë e re humbi këmbën dhe krahun e djathtë pasi i ra të fikët dhe përfundoi përpara një treni në New York.

Aksidenti tragjik ndodhi javën e shkuar, teksa 25 – vjeçarja Sophie Yu ndodhej në një stacion nëntokësor.

Sipas mediave amerikane, ajo po qëndonte në cep të platformës kur papritur humbi ndjenjat dhe ra përpara një treni që po vinte. 

Drejtuesi i trenit e pa Yu duke rënë dhe u përpoq të frenonte, por e pati të pamundur të parandalonte që mjeti i fuqishëm të godiste të renë.

New York Daily News

shkruan se 25 – vjeçarja ndodhet e shtruar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ajo mësohet se ngeci poshtë trenit dhe u përmend kur ekipet e emergjencës shkuan për ta shpëtuar./tvklan.al