Dy të vdekur dhe dy të plagosur është bilanci tragjik i një aksidenti të ndodhur këtë të shtunë, në autostradën Milot-Fushë Krujë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:58, kur makina Volkswagen me targa AA 744 NJ, ku udhëtonin 4 të rinj nga Tirana doli nga rruga.

Ata mbetën fillimisht të plagosur dhe u dërguan në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Fatkeqësisht 26-vjeçari Erald Uzuni, i cili ishte në timonin e automjetit dhe një prej pasagjerëve, 21-vjeçari Klodian Vladi, nuk mundën t’i mbijetonin plagëve dhe ndërruan jetë.

Ndërsa 2 pasagjerët e tjerë, 18-vjeçari M.U. dhe 23-vjeçari A.C., ndodhen nën kujdesin mjekësor. Policia thotë se 23-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, kurse pasagjeri tjetër është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

/tvklan.al