Aktori turk Nurettin Sonmez është tronditur nga lajmi i hidhur për humbjen e babait që ka marrë të enjten.

Sonmez luan rolin e Bamsi Beyrekut në serialin “Ertugrul” të transmetuar në Televizionin Klan.

“HaberTurk” thotë se lajmin për humbjen e madhe e bëri të ditur në “Twitter” aktori Celal Al, i cili luan rolin e Abdurrahman Alp-it në të njëjtin serial./tvklan.al