Manchester City pësoi humbjen e parë për këtë kampionat. Skuadra e Pep Guardiolas u dorëzua përballë Liverpoolit në “Anfield Road”, duke u mundur me rezultatin 4 – 3.

Një sfidë e ndezur me dhe raste deri në fund. Vendasit realizuan të parët me Chamberlain në minutat e para, por pjesa e parë u mbyll në barazim 1 – 1 falë golit të Sane për miqtë. Pasi lojtarët e Liverpool u treguan më kërkues, duke rrezikuar portën kundërshtare dhe realizuar 3 gola në harkun e pak minutave.

Firmino, Mane dhe Salah krijuan përshtypjen se duhet të ishin më të qetë. Futbollistët e Manchester City u përpoqën të kthenin rezultatin por golat e Bernardo Silva dhe Gundogan nuk mjaftuan. Kjo humbje nuk i rrezikon kreun ekipit të Guardiolas që është 15 pikë i shkëputur nga Manchester United që pritet të luajë të hënën me Stoke City. Të dielën Arsenal u mund 2 – 1 në fushën e Bournemouth, duke iu larguar edhe më shumë zonës Champions.

Tv Klan