Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka premtuar se do të bëjë një opozitë më të fortë në Parlamentin e ri.

Duke folur pas mbledhjes së grupit të ri parlamentar në selinë blu, Basha u shpreh se do të bëhet një analizë e thellë për humbjen katastrofike të PD.

“Opozita aktive qytetare e cila do të shtrohet në çdo hapësirë, analiza bëhet në dy nivele, jo në nivelin sovjetik, por në nivelin e analizimit të fakteve çfarë ka ndodhur në çdo kuti votimi, cfarë përfaqëson kjo për qytetarët. PD do të dalë përmes një reflektimi të thellë edhe më e fortë, edhe më reale.

Mirëpresim këdo që është gati të bëjë opozitë dhe jo pazar-opozitë. Ministrat teknikë do të bëjnë raportin dhe do të japin dorëheqjet

”,

u shpreh Lulzim Basha.  /

tvklan.al