Humbja me Izraelin në shtëpi ishte një goditje e fortë për kuqezinjtë, që sipas protagonistëve u shkaktua për shkak të gjykimit dhe të gabimeve të tyre në fushë.

Gianni De Biasi ,Trajner i Kombëtares:

“Unë nuk dua të mbahem te gjyqtari. Unë thashë që në fillim që ishte një ndeshje shumë e vështirë, por sigurisht kartoni i kuq dhe penallita ndikuan në ndeshje. Mua më pëlqeu më shumë kur ishte në inferioritit numerik, por nuk mund të bënim më shumë.”

Ansi Agolli, Futbollist i Kombëtares

:“Po deri diku edhe gjyqtari vendosi, por na ndëshkuan edhe gabimet tona.”

Armand Duka

,

President i FSHF-së:

“Të kërkojmë gabimin te vetja se sa te gjyqtari, ndoshta kishte edhe një mungesë përqendrimi, pasi një futbollist profesionist nuk mund të largohet nga fusha për një gjest jo sportiv në atë mënyrë.

Megjithatë rruga deri në fund është e gjatë, pasi janë edhe 6 ndeshje dhe 24 pikë në lojë.

Burim Kukeli

,

Futbollist i Kombëtares

: “Normalisht se në shtëpi duhet të merrnim pikë se na duhen. Tani humbën dhe duhet ta harrojmë, por duhet të vazhdojmë se kemi ende shanse.”

Ledian Memushaj

,

Futbollist i Kombëtares:

“Duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshje dhe jo të mendojmë ku mund të arrijmë. Tani radhën e ka Italia dhe duhet ta përgatisim sa më mirë.”

Ndeshja e radhës do të jetë më 24 mars në fushë kundërshtare, pikërisht ndaj një rivali të fortë si Italia.

Tv Klan