Mats Hummels është një lojtar i Bayern Munchen. Kapiteni aktual i Borussia Dortmund do të bashkohet me rivalët e Bayern prej sezonit të ardhshëm.

Mbrojtësi 27-vjeçar është rritur në ekipet zinxhir të ekipit bavarez dhe më pas kaloi te Dortmund në vitin 2008 duke u kthyer në një lider.

Klubi i Bayern në komunikatën e tij bën të ditur se para se të hedhë firmën në kontartën 5-vjeçare Mats Hummels duhet të kalojë kontrollet mjekësore.

Bayern ka transferuar vitet e fundit edhe lojtarë të tjerë të Dortmund si Mario Gotze dhe Robert Lewandowski. Hummels është një afrim i rëndësishëm për skuadrën që do të drejtohet nga Carlo Ancelotti.

Mats Hummels ka një karrierë me trofe. Ai është shpallur 2 herë kampion i Gjermanisë me Borussia Dortmund dhe fitues i Kupës së Botës në vitin 2014 me përfaqësuesen gjermane.

Endrit Sauku, Tv Klan