ndertimet pa lejeDuke filluar nga dita e sotme, kush ndërton pa leje rrezikon 1 deri 8 vjet burg. Kjo pasi prej sot ka hyrë në fuqi ndryshimi në Kodin Penal, për veprat penale që cënojnë regjimin juridik të tokës dhe të ndërtimeve. Për ata që do të ndërtojnë pa leje në tokën e tyre, ligji parashikon 1 vit burg. Ndërsa edhe më të ashpra janë dënimet për ata që ndërtojnë për qëllime fitimi në tokë shtetërore, apo të dikujt tjetër. Në këtë rast, dënimet shkojnë nga 2 – 8 vjet burg.

Dispozitat e këtij neni zbatohen sipas rastit edhe ndaj pronarit të ndërtimit, sipërmarrësit, mbikëqyrësit dhe zbatuesit të punimeve. Sipas relacionit që shoqëron projektligjin të tilla ndryshime motivohen nga domosdoshmëria e ndërhyrjes edhe në nivel të legjislacionit penal, në kushtet e përballjes me një situatë alarmante ndërtimesh pa leje në territor, situatë e cila cënon haptazi zhvillimin e territorit.

Gjithashtu thuhet se në ligjin aktual nuk ka asnjë diferencë sa i takon ndëshkimit, mes atij që ndërton për nevoja vetjake, familjare dhe dikujt tjetër që ndërton për të fituar, pavarësisht nga fakti se në cilën tokë zhvillohet ndërtimi.

Por sot duhet të kishte përfunduar edhe afati i vetëdeklarimit të ndërtimeve pa leje. Por ALUIZN-i e ka shtyrë atë deri të hënën, për t’u dhënë mundësi të gjithëve që t’i deklarojnë objektet pa leje, përndryshe, pas konstatimit ata do të prishen.

Tv Klan