Jahmir Hyka realizoi golin e parë në një ndeshje zyrtare me San Jose Earthquakes në kampionatin amerikan. Futbollisti i Kombëtares ishte vendimtar në sekondat e fundit me Dallas që përfundoi në barazim 1 – 1. Hyka nuk gaboi benda zonës edhe pse ishte i rrethuar nga rivalët.

Jahmir Hyka (Futbollist i San Jose Earthquakes)

“Nuk jam i sigurt në cilën mënyrë e kontrollova topin, por më pas e godita me të majtën. Jam i lumtur që barazuam dhe kjo ka rëndësi. Duhet të vazhdojmë kështu”

.

Një tjetër gol për Eros Grezdën në kampioantin kroat, por që nuk shërbeu për të marrë pikë pasi ekipi i tij humbi me rezultatin 2 – 1. Mesfushori shqiptar i Lokomotiva Zagreb realizoi që në minutat e para në derbin me Dinamo. Grezda shfrytëzoi një gabim të portierit kundërshtar për t’i dhënë avantazhin e përkohshëm Lokomotiva. Ky ishte goli i pestë në këtë kampionat për 22-vjeçarin. Hodzic me pas realizoi dy herë duke përcaktuar fitoren e Dinamo Zagreb.

Tv Klan