Ka hyrë në fuqi marrëveshja për zhvillimin e tregtisë së gazit natyror ndërmjet Turqisë, Greqisë dhe Italisë.

Sipas “TRT”, marrëveshja synon zhvillimin e mëtejshëm të rrjeteve të transmetimit të gazit ndërmjet tre shteteve.

Marrëveshja e lidhur ndërmjet Republikës së Turqisë, Republikës së Greqisë dhe Republikës së Italisë për Zhvillimin e Korridorit të Transportit të Gazit Turqi-Greqi-Itali”

është publikuar në Fletoren Zyrtare.

Përmes kësaj marrëveshjeje synohet jo vetëm diversifikimi i burimeve energjetike, por edhe kontributi në sigurinë e ofertës (furnizimit) së gazit natyror të palëve dhe tregjeve të tjera evropiane. Gjithashtu marrëveshja ka për qëllim sigurimin e likuiditetit në tregjet e gazit të vendeve në fjalë si dhe rritjen e tregtisë ndërmjet vendeve që prodhojnë dhe konsumojnë gaz natyror.

Sipas marrëveshjes, kompania BOTAŞ nga Turqia (kompania për ndërtimin e tubacioneve naftë-e-gazsjellëse dhe transportimin e hidrokarbureve), kompanitë Poseidon dhe DESFA nga Greqia (kjo e fundit është operatori shtetëror grek i transmetimit të gazit natyror) do të punojnë në bashkëpunim me njëra-tjetrën si operatorë sistemi në rajonet përkatëse.   Kjo marrëveshje ndërkombëtare ishte nënshkruar në Romë, më 26 korrik 2007.