Emri i Elseid Hysajt përmendet sërish nga mediat angleze se mund të kalojë në Premier League.

E përditshmja “The Sun” shkruan se Manchester United është gati të paguajë 44 milionë paund për ta marrë këtë verë nga Napoli.

Gazeta e njohur angleze e cilëson si mbrojtësin e Kombëtares si një nga më të mirët në Europë për rolin e tij. Qëndrimi i Elseid Hysajt te Napoli është i lidhur shumë me atë të trajnerit Maurizio Sarri sipas mediave italiane dhe dështimi në objektivin titull mund të sjellë ndryshime.

Elseid Hysaj është nën kontratë me Napoli deri në qershor të 2021, por gjithçka mund të ndodhë. Hysaj është përmendur edhe më herët si një lojtar për të cilin kanë shprehur interes skuadra si Bayerni, Barcelona apo Arsenal.

Tv Klan