“Corrire dello Sport” e vlerëson si të pafat Elseid Hysajn në momentin e autogolit në takimin me Sampdoria dhe nuk harron të përmendë faktin se shpëtoi portën nga një gol i sigurt në pjesën e dytë.

Shqiptari pengoi goditjen e Schick drejt portës që mund të kishte mbyllur takimin. E përditshmja sportive e vlerëson me notën 6 paraqitjen e shkodranit. Hysaj u tregoi një lojë të mirë pas pushimit, duke qenë një ndihmë për mbrojtjen dhe sulmin.

Sportmediaset e vlerëson me 6,5. “Gazzetta dello Sport” me 5,5. Elseid Hysaj vinte në këtë takim pas një gjendje gripale që me sa duket ndikoi në paraqitjen e tij. Në fund gjithsesi goli i Tonelli i la vend festës për Napoli që ndodhet përsëri mes ekipeve kryesues./ TV KLAN