Elseid Hysaj është lojtari më i paguar shqiptar në Serie A. Mbrojtësi i Napoli përfiton 600 mijë euro në sezon. E përditshmja sportive “Gazzetta dello Sport” publikoi listën me pagesat e lojtarëve të të 20 ekipeve.

Elseid Hysaj për momentin ka një kontratë te vlefshme deri në 2020, por pritet të firmosë një të re deri në 2021 me përmirësim të pagës.

Mediat italiane flasin për thuajse 1.5 milionë euro. Pas tij është portieri Etrit Berisha që përfiton 500 mijë euro në sezon.

Ai u huazua tek Atalanta ku kjo është një pagë e kënaqshme. Renditja pasohet nga Ledian Memushaj me 400 mijë, Rei Manaj me 350 mijë dhe Arlind Ajeti me 300 mijë euro në sezon. Paga e Frederik Veselit tek Empoli nuk është publikuar.

Më pak të paguarit duket se janë të rinjtë, Thoma Strakosha që përfiton 100 mijë euro në sezon te Lazio dhe Leonardo Maloku 50 mijë euro në sezon te skuadra e Pescara.

Më i paguari në Serie A është Gonzalo Higuain që përfiton 7.5 milionë euro në sezon te Juventus. Shuma totale e pagave të ekipeve të Serie A është 985 milionë ku përfshihen edhe ato të trajnerëve./TV KLAN