Ekipet e njohura të Premier League po i kushtojnë vëmendje paraqitjeve të Elseid Hysajt. Pas Manchester United janë edhe rivalët e City që po konsiderojnë mundësinë që të hyjnë në garë për mbrojtësin shqiptar, i cili luan me Napolin. Sipas gazetës “

Daily Star

” tek United vihet në dyshim kalimi i tij, por gjithsesi klubi aktual i Hysajt nuk e mendon lënien të lirë të lojtarit gjatë merkatos së dimrit, pasi është ende në garë në Champions League.

Elseid Hysaj po mbahet nën vëzhgim edhe nga Chelsea ku është një trajner italian si Antonio Conte. Futbollisti i Kombëtares sapo zgjati kontratën deri në 2021 me Napoli duke përmirësuar ndjeshëm edhe pagën e tij. Përflitet se klauzola e 22-vjeçarit për jashtë Italisë është 50 milionë euro.

Tv Klan