Çfarë duhet bërë nëse ju dëshironi të udhëtoni nëpër botë, por keni një nënë që  shqetësohet shumë për ju?!

2

Modeli 27 vjeçar Jonathan Quinonez nga Meksika,  duket se e ka gjetur zgjidhjen për këtë.

Ai është kthyer në hit në internet me gjestet e tij që kanë përcjellë shumë humor në rrjetet sociale. Ai ka hapur një profil në Instagram me emrin “Momimefine” , (mami jam mirë).

3

Djaloshi teksa udhëton nëpër botë siguron edhe nënën e tij, duke e mbajtur kështu të përditësuar atë me aventurat e tij.

4

Ai poston herë pas here foto qesharake të aventurave të tij, në Instagram, ku i tregon nënës së tij se është mirë.

6

“Çfarëdo moshe të keni, në qoftëse ju keni një mami latine dhe një pasion për aventurat, ju do të gjeni një mënyrë për t’i treguar asaj që jeni mirë. Kjo është mënyra ime”

– ka thënë ai./tvklan.al