I dashuri i ri i aktores turke Tuba Buyukustun, i cili prej rreth një muaji ndodhet në burg, ka refuzuar ta takojë bukuroshen.  

Nuk dua të më shikojë këtu dhe kështu

”, ka thënë Umut Evirgen, duke refuzuar takimin me Buyukustun, e cila në Shqipëri njihet si Elifi e “Diamante dhe Dashuri”.

Buyukustun i dha fund martesës disa vjeçare me aktorin Onur Saylak, me të cilin ka edhe dy vajza binjake, më 5 Qershor.

Menjëherë pas ndarjes me Saylak, media turke raportoi se Buyukustun kishte nisur një romancë me biznesmenin Umut Evirgen.

Evrirgen u arrestua më 22 qershor, së bashku me dy truprojat e tij, pasi dhunoi dhe i mori kartën me forcë një fotoreporteri, i cili e kishte fotografuar në park me Tubën.

 Më vonë gjatë ditës së sotme, Evirgen pritet të dalë para gjykatës dhe të njihet me masën ndaj tij. /tvklan.al