Zeni Kajo nga Sauku në Tiranë kërkon të bëjë legalizimin e shtëpisë një orë e më parë, pasi certifikata e shtëpisë i është kërkuar nga bankat, prej të cilave është përpjekur të marrë 70 mijë dollarë kredi, për përmirësimin e gjendjes shëndetësore të së mbesës.

Pasi është endur zyrave të shtetit dhe ka marrë disa herë premtim për zgjidhjen e shpejtë të problemit të tij, Zeni Kajo i drejtohet emisionit “Stop”. 

Emisionit “Stop” iu drejtova sepse kam një problem me vajzën e çunit. Më duhet një shumë lekësh shumë e madhe, deri në 70 mijë dollarë, që unë të çoj gocën në “Live Hospital Istanbul”, për arsye se atje i bëjnë injeksion kësaj sëmundjeje dhe goca mund të ketë përmirësim. U jam drejtuar bankave të Shqipërisë për një kredi 70 mijë dollarë, banka më kërkon hipotekë shtëpie. Vajta tek ALUIZNI për të bërë legalizimet, nuk më jepnin asnjë lloj përgjigjeje. Në datën 12.06 2015, Artan Lame jep urdhër të prerë për këtë banesë që të plotësohet i gjithë dokumentacioni që duhet dhe mbas kësaj date, brenda muajit t’i bëhet legalizimi. Po bën dy vjet kjo punë dhe ALUIZNI nuk më ka kthyer asnjë përgjigje. Pa bërë legalizimin nuk çaj dot se nuk kam nga t’ia mbaj, vetëm të mbytem. S’kam derman. 70 mijë dollarë. Edhe ato tre injeksione që i bëra tani i kam marrë borxh. Tani pres këtë legalizim, të marr një kredi në bankë dhe të mbaroj punën e vajzës, e cila është kjo këtu. Kjo është Amela.

” 

“Stop” u interesua për problemin dhe në përgjigjen e ardhur nga ALUIZNI thuhet se, pas verifikimit të kryer në bazë të të dhënave dixhitale që disponon Drejtoria e Përgjithshme e ALUIZNI -t, subjekti konfiguron vetëdeklarues pranë Njësisë nr. 2 Sauk.

Në përgjigje, po ashtu thuhet se dokumentet e këtij objekti janë pranë Drejtorisë së ALUIZNI -t, të patrajtuara nga Drejtoria. “

Garantojmë se angazhimi do të jetë maksimal për përmbushjen e detyrimeve sipas kuadrit ligjor në fuqi

”, thuhet në përgjigje. /tvklan.al