Kjo vajzë e re bëri një deklaratë që la gojë hapur shikuesit e një programi televiziv, kur tha se ajo kryen marrëdhënie seksuale vetëm me fantazma dhe se është betuar se nuk do të shkojë kurrë me meshkuj.

Amethyst Realm ishte e ftuar në programin britanik “This Morning”, ku rrëfeu për herën e parë që ishte vizituar nga një fantazmë. Ajo tha se kishte qenë në gjendje të ndjente gjithçka, ndonëse nuk mund ta shihte fantazmën.

“Është e vështirë për ta shpjeguar

“, u shpreh ajo.

Amethyst tregoi në program se historia e saj e dashurisë me ‘shpirtrat’ nisi kur ajo dhe i fejuari u zhvendosën në një shtëpi të re, 12 vjet më parë dhe ajo nisi të ndjente ‘prezencën’ e tyre.

Qëkur ka filluar të shkojë me fantazmat, ajo thotë se nuk ka asnjëlloj interesi për meshkujt. Ajo është ndarë nga i fejuari, pasi ky i fundit i kapi “mat”.

“Ai erdhi një dite herët nga puna dhe pa hijen e një burri nga dritarj

a”, tha Amethyst.

Siç shkruan e përditshmja britanike “Mirror”, e reja pretendon se ka shkuar me disa fantazma dhe mund të dallojë se janë të ndryshëm për shkak të “energjisë” që ata kanë.

Kjo ishte padyshim një ndër deklaratat më të habitshme në programin This Morning dhe historia e saj pati reagime të forta në Twitter, pjesa më e madhe prej të cilave ishin mosbesuese.

/tvklan.al