Durrës/ Një 38-vjeçar është gjetur i vdekur në qytetin e Durrësit. Mësohet se viktima me inicialet A.S është  gjetur i vdekur në lagjen Nr.17 të qytetit bregdetar rreth orës 7:30 të mëngjesit të sotëm.

Sipas burimeve të policisë nga këqyrja e kufomës nuk janë evidentuar shenja dhune.

Pasi është identifikuar në listën e personave pa banesë38-vjeçari është kërkuar gjatë mbrëmjes së djeshme nga Specialistët e Zonës, dhe sot është gjetur i pajetë.

Nga hetimet rezulton se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale./tvklan.al