I ftohti i acartë që ka përfshirë mbarë Europën, ka marrë deri të paktën 70 jetë njerëzish. Në disa vende temperaturat u ulëta kanë shënuar rekord në 50 vitet e fundit.

Pjesa më e madhe e kontinentit mbetet në kaos pas reshjeve të dendura të dëborës, që kanë paralizuar udhëtimet dhe ka lënë disa qindra mijëra shtëpi pa energji elektrike.

Frika më e madhe mbetet te emigrantët e ngujuar në kampe në Greqi dhe Serbi, që jetojnë në kushte ekstreme e pa asnjë ngrohje. Vetëm ditët e para të këtij viti, i ftohti u ka marre jetën të paktën 5 refugjateve. Sipas OKB-së disa emigrantë kanë humbur jetën edhe në Bullgari.

Në Hungari, lumi Danub ka ngrirë thuajse krejtësisht. Në pjesën gjermane të lumit, vijnë edhe këto pamje të një dhelpre e cila ka ngrirë.

Tv Klan