Shumë banorë të Tiranës kanë probleme me ujin e pijshëm. Ata që i kane depozitat mbi tarraca nuk kane patur ujë.

Depozitat dhe tubacionet kanë ngrirë. Disa janë çarë nga ngrica dhe uji i rrjedhur ka veshur me akull fasadën e pallatit.

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve ka angazhuar 12 grupe pune në terren. Ngricat kane shkaktuar probleme edhe me sahatet e ujit. Në temperaturat -7 gradë ka sërish prezencë akulli në rrugë.

Bashkia ka ndërhyrë në rrugët kryesore, por në disa rrugica dhe trotuare ka ende prezence akulli.

Veç problemeve, në disa raste akulli është kthyer ne atraksion, si shatërvani para parlamentit, ku shume qytetare e kane zgjedhur për të bërë foto./ TV KLAN