Në homazhet e zhvilluara në hollin e Muzeut Historik Kombëtar, familjarë, miq, artistë, personalitete të arit dhe kulturës por edhe drejtues të lartë të vendit morën pjesë në nderimet e fundit për një nga ikonat e Ansamblit të Valleve dhe Këngëve Popullore.

Rexhep Çeliku u nda nga jeta në moshën 63-vjeçare pas një sëmundje që e mundonte prej tre vitesh.

Artisti që i dhuroi spektatorit me mijëra valle e role, i quajtur edhe si “Valltari Fluturues” për të fundit herë në skenë u ngjit në 60-vjetorin e institucionit që kërceu për pesë dekada.

Si solist ai solli një nga vallet e tij më të dashura, “Luftëtarët e Lirisë”, një valle që identifikohet me mjeshtërinë dhe portretin e një artisti që gjithë arritjet dhe titujt në karrierë ia kushtoi bashkëpunëtorëve të tij.

Tv Klan