Një studente e huaj ra nga 60 metra lartësi, pasi u hodh në ajër për një fotografi.

23 – vjeçarja Hyewon Kim kishte shkruar për të vizituar shkëmbinjtë Seven Sisters, në lindje të Sussex dhe i kërkoi një të panjohuri që t’i bënte një foto.

Por teksa kërceu në ajër për të pozuar, ajo humbi ekuilibrin dhe ra nga të paktën 60 metra lartësi.

Ngjarja e rëndë u raportua gjatë një dëgjese për rastin. Kim ndodhej në Britani për të studiuar Anglisht, në kohën kur ndodhi ngjarja.

Autoritete konkluduan se vdekja e së resë kishte ardhur si pasojë e një fatkeqësie.

Shefi i Emergjenave në Sussex, pas dëgjesës, e cilësoi këtë ngjarje si një fatkeqësi të madhe dhe tepër të trishtueshëm. Ai u bëri thirrje njerëzve që të bëjnë kujdes kur vizitojnë vende të tilla.

E reja ishte nisur e vetme për të vizituar këtë vend më 22 Qershor të këtij viti. Ajo mësohet se si pasojë e rënies nga lartësia kishte gjetur vdekjen e menjëhershme.

/tvklan.al