Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1 kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të një personi me inicialet M.A, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

Arrestimi i 23-vjeçarit, u bë pasi në rrugën “Njazi Frakulla‘’, gjatë një kontrolli iu gjet një sasi lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, ku më pas gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, kundërshtoi me dhunë dhe goditi me grusht punonjësen e Patrullës së Përgjithshme, të Komisariatit të Policisë Nr.1, me inicialet A. M.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 14.6 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”./tvklan.al